Deputeti i PS Damian Gjiknuri i prekur nga COVID
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një status në Facebook, i cili thotë se ka simptoma të lehta. Ministri thotë se ndodhet në karantinë dhe ka filluar trajtimin mjekësor.
“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve”, shkruan Gjiknuri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



