E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Noka në Kuvend: Pronar i inceneratorit të Tiranës, një kaldajist
Lajme

Deputeti Noka në Kuvend: Pronar i inceneratorit të Tiranës, një kaldajist

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur në Kuvend se një italian me profesion kaldajist është bërë papritur pronari i inceneratorit të Tiranës.

“Kaldaisti Guiseppe për fat të keq nuk e kishte ëndërruar asnjëherë shifrën 128 mln euro dhe për skemën e mafies i duheshin bashkëpunëtorë të tjere”, tha ai, teksa iu drejtua deputetit të PS-së: “Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë”.

“Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5 D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldajist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës dhe ky çuditërisht na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Kaldaisti për fat të keq nuk e kishte ëndërruar asnjëherë shifrën 128 mln euro dhe për skemën e mafies i duheshin bashkëpunëtorë të tjerë.

Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.