Deputeti Plarent Ndreca, fsheh biznesin monopol “DOMUS NOSTRA” të administrimit të 2500 pallateve në Tiranë

Plarent Ndreca nuk po deklaron as studimet e universitare djalit prej 2 vitesh në Kopenhangen të Danimarkës dhe burimin e pagesave të shkollimit e jetesës së tij atje…

Gjatë 11 viteve zyrtar i lartë në qeverinë “Rilindja”,  Plarent Ndreca ka deklaruar pasuritë kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Mjedis-Turizmit dhe 4 muaj më parë kur u mandatua deputet.

Por përveç milionave ilegale që ka vjedhur nga tenderët, deputeti Plarent Ndreca nuk po deklaron prej 8 vitesh, një biznes monopol të emërtuar “Domus Nostra Sh.p.k”, me aktivitet administrimin e pallateve në Tiranë dhe shite-blerje të apartamenteve e çdo pasurie të paluajtshme, ku ai ka 49% të kapitalit dhe 51% biznesmeni Ylli Sula.

Për shit-blerjen e pasurive, deputeti Plarent Ndreca vazhdon të luaj rolin e sekserit me ndërtuesit dhe tregtarët e tokave e trojeve, sipas variantit “Kap çfarë të kapësh”, duke përdorur dhe gruan përmbaruese Suela Ndreca, për grabitje me dhunë policore e letra false.

Ndërsa biznesin e administrimit kolektiv të pallateve, deputeti Plarent Ndreca e ka të strukturuar, stabël e të konsoliduar, nëpërmjet përdorimit të fuqisë së Bashkisë Tiranë, ku ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak deri më 15 janar kur u bë deputet i PS.

Objekti i deklaruar i biznesit është ky: Administrimi i pasurive dhe ofrimi i shërbimeve për administratorët e objekteve të banimit në bashkëpronësi, nëpërmjet kontratave të lidhura me ta.

Caktimi i administratorëve, është bërë me vendim të Bashkisë-Tiranë në muajin shkurt 2016, ndërsa kompania “Domus Nostra Sh.p.k” e deputetit Plarent Ndreca është krijuar 1 muaj më pas, më 6 mars 2016, kohë kur lidhja e kontratave me administratorët e pallateve, është bërë me diktat e presion nga Drejtoria e Përgjithshme Bashkiake e Administrimit të Pallateve në Tiranë.

Është qesharake kur e dëgjon, por është vjedhje banditeske, fakti që me urdhër të paligjshëm të Bashkisë nga një drejtor tip “5D”, administratorët e pallateve detyrohen të paguajnë një kuotë financiare mujore, dorazi te Plarent Ndreca dhe ortaku i tij Ylli Sula i gazetës “Çelësi”, për gjoja administrimin e veprimtarisë së administratorëve.

Duke përdorur vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, deputeti Plarent Ndreca ka caktuar 1 ndërlidhës për çdo 25 administratorë pallatesh; që faktikisht është taksidari që mbledh kuotën financiare nga administratorët, kur sipas vendimit të Këshillit Bashkiak-Tiranë, këto duhet të jenë punonjës të bashkisë dhe tarifa duhet arkëtuar në bashki.

Por ata e arkëtojnë te xhepi i deputetit Plerent Ndreca dhe ortaku tij, ndërsa ata administratorë pallatesh, që refuzojnë të lidhin kontratë me firmën e tij private “Domus Nostra Sh.p.k” ose  nuk japin detyrimin në kohë, u hiqet licenca dhe u vendoset gjobë nga Policia Bashkiake e Tiranës.

Aktualisht, deputeti Plarent Ndreca, administron, d.m.th, zhvat administratorët e 2500 pallateve në Tiranë, dhe me fuqinë si anëtar i këshillit bashkiak, si deputet  dhe si tellall i Bablokut nëpër televizione, ka nisur lëvizjen për të marrë nën kontroll e gjithë  pallatet e Tiranës.

Sipas regjistrit të QKB dhe informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga tatimet, kompania monopol “Domus Nostra Sh.p.k” e deputetit Plarent Ndreca, nuk ka as ekstrat dhe as bilance gjatë 8 viteve aktivitet, paçka se ka zhvatur mijëra euro.

Deputeti Plarent Ndreca, fsheh biznesin monopol të administrimit të

Por përveç këtij biznesi, Plarent Ndreca, në shkelje të ligjit për të cilin bënë moral, nuk po dekaron as studimet e universitare djalit prej 2 vitesh në Kopenhangen të Danimarkës dhe burimin e pagesave të shkollimit e jetesës së tij atje./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media