Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni sulmoi nga foltorja e kuvendit kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha duke aluduar se në fakt të tre janë bashkë në kurriz të shqiptarëve.
“Këta rrotullohen treshe në krevat, mbi kurrizin tuaj. Kjo është fatkeqësia e këtij kombi, treshja që rrotullohet në krevat. Këta bëjnë teatër. Ky është vend i pasur por i vjedhur nga këta të tre.
Ka një fat të madh Rama që ka përballë një dështak se ai është një drejtor drejtorie që s’bëhet dot kryeministër pavarësisht se e bënë disa herë ministër”, tha Ralf Gjoni referuar Bashës.



