E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD-së denoncon: Në bordin e ngritur për Butrintin është një person që ka pasur interes ta marrë që në vitin 1993
Lajme

Deputetja e PD-së denoncon: Në bordin e ngritur për Butrintin është një person që ka pasur interes ta marrë që në vitin 1993

Do ndërtohen bare dhe restorante

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar sërish çështjen e dhënies së Butrintit me konçension. Sipas saj, aty do të ndërtohen bare, restorante e teatro. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa deklaron se këto i ka të faktuara me dokumente zyrtare.“Ka në bordin e vetë 4 individë privat dhe Ministren e Kulturës. Shteti e lëshon Butrintin i cili është siti arkeologjik më i rëndësishëm i vendit, që prodhon më shumë para. Vetëm në arkën e Butrintit gjenden 2 mln dollarë të cilat do i kalojnë këtij fondacioni. Ne kemi firmosur konventën e Parisit dhe i detyron shtetet anëtare që të menaxhojnë pasuritë kulturore. I jepet për përfitim ekonomik, edhe pse quhet organizatë jofitimprurëse. Po flas për të drejtën e informimit. Po flas specifikisht, e drejta e çdo qytetari shqiptar që të jetë i informuar kur bëhet një aferë. Kur kërkohet plani i biznesit të Butrintit, të mos më vijë një fletë e bardhë. Do i drejtohemi Komisionerit për Informimin. Ne nuk informohemi. Pas debatit në Kuvend, fjhala biznes përmendet 226 herë. E drejta e informimit dhe kërkoj, transparencë për publikun, kush është bordi, kush janë njerëzit. Një nga anëtarët e bordit është Richard Hoxhis, i njohur për interesat e tij për të marrë Butrintin që në vitin 1993. A e dini se në Butrint do të ndërtohen restorante, bare, teatro dhe kinema. Këtë mund t;’jua faktoj me dokumentet” – tha Zhupa.

Debati për koncesionin e Butrintit/ Ministrja e Kulturës ironizon deputeten e PD: Je një regjisore e humbur, po trillon filma në komisione dhe vaki

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur me ironi deputetes së PD, Ina Zhupa në lidhje me parkun e Butrintit.

Nga Parlamenti, Ministrja e Kultures u shpreh se pyetjet qe ajo ka perseritur here pas here kane marre pergjigje.

Margariti: Një keqardhje dhe një kompliment, keqardhje për kohen e stërhumbur sepse pyetjet kanë marrë përgjigje dhe akoma s’ke kuptuar asgjë.

Një kompliment i madh, je një regjisore e humbur. Filmat që po trillon këto ditë në komisione, në restorante dhe vakira sot na dolën teatro, po harrove kullën.

Jam e keqardhur që vazhdojmë të kapemi, të paktën ndërro pyetjet. Fondacioni menaxhohet nga qeveria shqiptare. Këto nuk janë as skema që po shpikën dhe as që po eksperimentohen. Shyqyr që shkove tani në Butrint ta vizitoje. Në Butrintin e saj të dashur zonja Zhupa shkoi tani.

Flasim për një menaxhimet të zhdërvjelltë dhe do të sjellë më tepër investime.

Zhupa: Ne nuk jemi budallenj që lokalet, teatrot etj nuk do bëhen pa e shkatërruar Butrinit. Kur vini këtu të paktën pranoni që po e shkatërroni parkun.  E nisët me një marrëveshje te fshehte ne do të na keni përballë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.