E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PS-së “i përvishet” Elisa Spiropalit
Lajme

Deputetja e PS-së “i përvishet” Elisa Spiropalit

“Fjalën e fundit e japin strukturat, jo individët”

Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi ka komentuar platformën e shpalosur së fundmi nga Elisa Spiropali, duke theksuar se Partia Socialiste është një forcë politike e hapur, ku respektohet mendimi ndryshe.

Bylykbashi u shpreh se demokracia e brendshme në PS është në një nivel të lartë dhe se çdo anëtar ka të drejtë të japë opinionin e tij, përfshirë edhe Spiropalin.

“I kam ndjekur patjetër reagimet e Spiropalit. Folëm për demokracinë, PS është shumë e hapur, madje nuk kanë kaluar 2 muaj nga një fushatë e re anëtarësimesh që kishte bënte me këtë objektiv, hapjen e PS. Demokracia e brendshme është në nivel aq të lartë, saqë secili nga ne dhe kolegët tanë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre. Në këtë prizëm edhe znj. Spiropali ka të drejtë të shprehë çdo opinion në raport me organizimet brenda partisë, qeverisjen me të gjitha.”

Megjithatë, deputetja nënvizoi se, pavarësisht hapjes dhe debatit të brendshëm, vendimet në PS nuk merren individualisht, por përmes strukturave dhe në mënyrë kolegjiale.

“PS ka një statut, ka struktura, ku diskutohen këto pretendime të palëve dhe brenda shtëpisë sonë marrin vendime dhe i bëjmë të qarta për publikun. Kështu ka ndodhur gjithmonë dhe kështu do ndodhë. Në shtëpinë socialiste dëgjohet çdo anëtar i familjes dhe vendimmarrja është kolegjiale”, tha Bylykbashi për A2 CNN.

Deklarata e saj vjen në një moment kur debatet e brendshme dhe qëndrimet publike të figurave të ndryshme të PS kanë rikthyer në vëmendje mënyrën e funksionimit dhe vendimmarrjes brenda partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.