E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Tabaku: Njerëzit nuk kanë nevojë për tallavanë Basha-Rama !
Lajme

Deputetja Tabaku: Njerëzit nuk kanë nevojë për tallavanë Basha-Rama !

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar replikat e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Tabaku tha se ndjen keqardhje për këdo që mendon se fama e momentit mund t’i sjellë vëmendje, gjë që sipas saj, i shërben vetëm kryeministrit Rama.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit nuk duan këngë e tallava, por kanë nevojë për një alternativë konkrete, që sipas saj, Partia Demokratike e ofron.

“Unë ndiej keqardhje për këdo që mendon se fama e momentit mund t’i sjellë vëmendje. Sepse mendoj se po bën pikërisht atë që po i shkon Edi Ramës pas fillit me diskutimin e këngës e tallavasë. Njerëzit kanë nëvojë për alternativë dhe mendojnë se do zgjedhin alternativën.

Nuk jam nga ato politikane që kërkoj liket në Facebook, sepse nuk kanë asnjë vlerë liket në Facebook. Ka vlerë mbështetja te njerëzit. Nuk kanë nevojë qytetarët shqiptarë sot që ne të kopjojmë Edi Ramën, por kanë nevojë për atë se çfarë do bëjmë nesër për ta.

Është një përgjegjësi shumë e madhe, edhe unë kam përgjegjësi sepse kanë ndenjtur 12 vite në opozitë. Fuqinë e kemi nga njerëzit, votën na e japin njerëzit dhe duhet të flasim për njerëzit”, tha Tabaku për “A2 Cnn”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.