E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Tabaku reagon pas dekretimit të  Ligjit të Zonave të Mbrojtura  nga Begaj  : Hap pas në procesin e përafrimit me BE! Kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë sonë
Lajme

Deputetja Tabaku reagon pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Begaj : Hap pas në procesin e përafrimit me BE! Kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë sonë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj ditën e sotme.

Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.

Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.

“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.