E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja ukrainase poston foton me armë: Mësova si të përdor kallashnikovin! Tingëllon surreale, disa ditë më parë as nuk e mendoja
Politikë

Deputetja ukrainase poston foton me armë: Mësova si të përdor kallashnikovin! Tingëllon surreale, disa ditë më parë as nuk e mendoja

Situata në Ukrainë ka vendosur në një pozitë të vështirë të gjithë qytetarët, ku shumë të rinj janë përgatitur për luftë.

Në mesin e tyre, edhe deputetja Kira Rudyk, duket se ka bërë përgatitjet e saj. Ajo ka postuar në rrjetin social Tëitter, një foto teksa mban një kallashnikov në dorë.

Në postim ajo shkruan se mësoi si të përdorë kallashnikovin dhe se po përgatitet të mbajë armatime.

“Mësova si të përdor kallashnikovin dhe po përgatitem të mbaj armatime. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më shkonte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë. Forca Ukrainë” – shkruan Rudik.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.