E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Derbi Partizani–Tirana ‘paralizon’ kryeqytetin, ja rrugët që do bllokohen pas pak
Uncategorized

Derbi Partizani–Tirana ‘paralizon’ kryeqytetin, ja rrugët që do bllokohen pas pak

Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e derbit mes Partizanit dhe KF Tiranës, që zhvillohet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për shkak të ndeshjes, do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor në disa segmente të kryeqytetit. Masat synojnë të shmangin incidentet dhe të lehtësojnë lëvizjen e tifozëve drejt stadiumit.

Sipas njoftimit të policisë, bllokimet do të nisin në orën 16:00 dhe do të vijojnë deri në përfundim të aktivitetit sportiv.

Segmentet rrugore që do të bllokohen:

  • Sheshi “Nënë Tereza”
  • Rruga “Lekë Dukagjini”

Policia u kërkon qytetarëve të marrin parasysh kufizimet gjatë planifikimit të lëvizjeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.