Enton Bonavia: drejtori që mbron korrupsionin e Erionit…
Që me ardhjen e Erion Veliajt në pushtet, në kulmin e forcës së tij, ai filloi të vendoste flamujt, si në kohën e ndarjes së tokave në Amerikë, 150 vite më parë.
Erioni ndante vendet e taksive në zonat më të vlerësuara të Tiranës për fitimet e tij personale dhe të shoqërisë së tij të ngushtë, që shërbeu denjësisht për ardhjen e Erionit në pushtet.
Miqtë e tij e ngritën biznesin e taksive përpara bizneseve të krijuara 20 vite para se Erioni të vinte në pushtet. Këta ishin taksapagues të Bashkisë, por nuk ishin miq të Erionit.
Ky i fundit, pra Erioni, i mbajti për 2–3 vite, derisa taksitë u vlerësuan, dhe ua shiti licencat me fitime të mëdha shokëve të tij, të cilët punonin me shtetin dhe vidhnin nga shteti.
Të dënuar nga shteti, meqë Bashkia është pjesë e këtij shteti.
Pra, ky shtet i shkatërruar, me këtë korrupsion galopant, i ka çuar dhe po i çon njerëzit dita-ditës drejt vetëgjyqësisë.
Njerëz si Enton Bonavia nuk gjykojnë fare se kush dëmtohet në këtë mes. Qëllimi i tyre është të mbrojnë atë që paguan nën dorë, jo ata që paguajnë shtetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


