Dëshmia e djalit të mitur që u plagos në Krujë: Babi ishte me ne në makinë
Detaje të reja dalin rreth atentatit në Fushë-Krujë. Dyshimet fillestare të policisë se Gentjan Bejtja ishte në makinë me kunatin dhe djemtë e tij natën para atentatit u vërtetuan pasi djaliti i tij i vogël pranoi se babai ishte me ta vetëm pak minuta para krimit.
Megjithatë, Gentjan Bejtja është zhdukur pa gjurmë që nga ajo natë, dhe burime nga grupi hetues sugjerojnë se ai po planifikonte të ikte jashtë Shqipërisë për të gjetur qetësinë e munguar dhe për të shmangur rreziqet që kishin nisur të ndikojnë në sigurinë e familjes së tij.
Një hetim po zhvillohet për të zbuluar vendndodhjen e tij.
Gentjan Bejtja ka qenë përfshirë në disa ngjarje të rënda, duke filluar nga vrasja e komisarit të policisë Dritan Lamaj, ku ai u akuzua, por më vonë u shpall i pafajshëm nga gjykata. Ai gjithashtu ishte i pranishëm në takimin e mikut të tij, Enver Stafuka, para zhdukjes së tij, dhe ishte përfshirë në dy atentate të tjera, ku u plagos, por mbijetoi. Kërkohet të zbulohen të gjitha lidhjet e tij në këto ngjarje të rënda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



