E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e njërit prej autorëve të sulmit ndaj Sokol Mëngjesit: Shkuam për t’i dhënë një mesazh
Lajme

Dëshmia e njërit prej autorëve të sulmit ndaj Sokol Mëngjesit: Shkuam për t’i dhënë një mesazh

Zbardhet dëshmia e njërit prej të arrestuarve për sulmin e djeshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje që ndodhi në zonën e ish-Bllokut.

“Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”, tha Dorian Alia. 

Ndërkohë Dritan Jani Nano, 58 vjeç, i cili u shoqërua nga policia, nuk ka pranuar që të jetë organizatori i ngjarjes.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Nano. 

Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen. 4 autorët janë Dorian Alia, 32 vjeç, Drivald Alia, 21 vjeç, Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, dhe Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, të cilët goditën mëngjesin e së mërkurës me leva avokatin.

Sipas uniformave blu avokati u godit për shkak të detyrës.

Po nga veprimet hetimore rezulton se avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje, e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me studion Lligjore “ALTERUM SHPK”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.