E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia tronditëse e gjyshit të 3-vjeçarit: Kishte shenja në fyt, i kanë fshehur të gjitha
Publik News

Dëshmia tronditëse e gjyshit të 3-vjeçarit: Kishte shenja në fyt, i kanë fshehur të gjitha

Gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën teksa ishte në kopsht në Fier tha në News24 se nipi kishte shenja në fyt duke aluduar për një mbytje të fëmijës, jo sipas versionit të dhënë nga çerdhja dhe policia. Ai kërkoi të drejtën për vdekjen e nipit të tij, duke akuzuar dhe për fshehje të provave.

“Çunin e kemi me shenja në fyt. Ai iku nuk kthehet më për neve, vetëm të dalë e drejta. Varësja ku na thanë ishte kauçuk, nuk mund të varej djali atje.

Nuk mund të ndodhte ajo varje atje. Edukatorja ka qenë vetëm me 12 fëmijë.

Ne dyshojmë për një mbytje të fëmijës. Kishte shenja në fyt. Nuk lanë njeri të futej brenda në spital për të parë fëmijën para se të bëheshin procedurat. I kanë fshehur të gjitha”, tha gjyshi i 3-vjeçarit./bw

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.