E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DËSHMIA TRONDITËSE E ISH-VJEHRRIT TË BURUKIE MATËS: BLEONËN E MORI I ATI BIOLOGJIK
Lajme

DËSHMIA TRONDITËSE E ISH-VJEHRRIT TË BURUKIE MATËS: BLEONËN E MORI I ATI BIOLOGJIK

Bleona Mata vijon të jetë e zhdukur që nga maji i vitit 2010. Ndërkohë një dëshmi tronditëse ka dhënë gjyshi i saj, njëherësh babai i të akuzuarës për zhdukjen e vajzës, Qamile Mata.

Pasurim Mata shprehet se personi që e ka rrëmbyer vajzën ka qenë i dashuri i Bukurie Matës, pasi sipas tij, ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, fryt i së cilës ka qenë edhe Bleona, duke mohuar kështu të jetë djali i tij i ati i Bleonës.

Pasurim Mata thotë se i dashuri i mori vajzën Bukurie Matës, pasi kjo e fundit nuk pranonte që të dilte në takim. Pas vitit 2010 kur u denoncua ngjarja që vijon ende të jetë e pa zbardhur, Bukurie Mata u divorcua nga bashkëshorti.

Intervista e Pasurim Matës në emisionin “Pa gjurmë”:

Pasurim Mata: Ajo i ka bërë edhe në prokurori, gjykatë dhe polici dhe vajza (Qamilja) nuk ka asnjë lloj faji. Turpi është se ajo një moshë ishte me atë, si Bleona 6-vjeçe apo Qamilja 13-vjeçe, ka ikur pas ajo vajza. Vetëm tek ajo (nëna), të gjitha janë fajet.

Cfarë dyshohet se e ka marrë një person tjetër?

Pasurim Mata: Po! Edhe që ka pasur lidhje me atë

Por si e ka emrin?

Pasurim Mata: Por nuk e di. Nuk kam lënë vend pa e kërkuar dy vite, unë e kam rritur më tepër atë vajzë. E kam larë e kam vendosur në gjumë, ajo hiç me e ditur nëse ka pasur vajzë apo jo. Ta kisha gjetur kush është kisha marrë armën dhe e kisha hequr. Burrnore, por nuk e di ku është

Pse dyshohet se e ka marrë ai?

Pasurim Mata: Dyshohet. Se nuk dilte në takim me atë dhe i mori vajzën dhe ajo do të vijë pas. Kjo është pika kyçe, që ka pasur lidhje me atë, nuk ka dalë takim dhe njatjeta…

Bleona ka baba tjetër biologjik, jo Zamirin?

Pasurim Mata: Tjetër. Ka qenë tip i lëvizshëm ajo. Emrin e Qamiles ma hiq nga lista se boll 9 vite se e luajtët nga mend

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.