Dëshmitarët tregojnë për vrasjen e dyfishtë në Kavajë
Dëshmitarë e krimit pohojnë se gjithçka ndodhi shumë shpejt, njëri prej tyre goditi me thikë ndërsa tjetri u përgjigj me armë.
“Nuk ishin problematik, ishin të qetë dhe nuk kanë pasur konflikte me persona të tjerë. Nuk e mendonim kurrë se mund të ndodhte ajo ngjarje. Nuk mundëm të ndërhynim, pasi gjithçka ndodhi shpejt. Ata kanë pasur një konflikt para 3 ditësh”, tha për gazetaren një banor i kësaj lagjeje.
Gjithçka ndodhi për një sherr banal që zanafillën e kishte pasur 3 ditë para ngjarjes, ndërsa Edmond Gosa plagosi në rrugë me thikë Altin Rexhën dhe ky i fundit është përgjigjur duke qëlluar me armë. Ndërkohë, të dy viktimat kanë humbur jetën në spital.
Një tjetër banor tha se janë trishtuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur dhe luten që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Çfarë të them unë. Unë u befasova se u bëra kurioz se ne shqiptarët jemi pak kuriozë për çdo gjë që ndodh. Pyeta këtë djalin dhe më tha janë vrarë dy djem. U trishtova në vend. Të ikin mosha e re kështu. Sido që të ishte puna nuk shkohet deri në atë përfundim, djem të rinj. Mund t’i njoh si fytyra, por nuk i njoh se këta janë djem të rinj besoj. Ne njohim moshën tonë në përgjithësi. I trishtuar shumë jam, Zoti i ruajtë të tjerët dhe Zoti i dhëntë forcë familjeve të tyre. Mos na ndodhin ngjarje të tilla më se qyteti jonë është qytet i qetë. Nuk ka pasur fenomene. E shumta një zënkë, para ’90. Kanë ardhur nga ana-anës dhe është përzier qyteti jonë.
Debati mes dy 43-vjeçarëve ka agravuar dhe në konflikt e sipër Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit e ka qëlluar 3 herë me armë zjarri. Ata u transportuan në spital por nuk mundën të mbijetojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


