Dëshmitari në bisedën me Ramën ajo shprehje ishte e Haradinajt për Ramën: Ti kqyri punt’e tua se as luli s’më han për ty
Por, Selimi tha se ishte prezent në këtë bisedë të datës 29 prill 2019 dhe se rrodhi ndryshe, njofton “Klan Kosova”.
Selimi në këtë postim nuk ka përmendur emra, por duke përdorur X dhe Y ka rrëfyer bisedën mes dy kryeministrave, duke thënë se kjo bisedë u zhvillua në ambientet e zyrës së Kancelares Merkel.
Ai bën të ditur se Haradinajt i është kërkuar nga Rama që të hiqet taksa për arsye të rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërkohë që Haradinaj ishte përgjigjur se çështja nuk ka të bëjë vetëm me taksën, por që u kishte borxh gjithë të rënëve t’iu mbrojë gjakun e dinjitetin.
Postimi i plotë:
Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyrën e Kancelares) ku isha prezent:
Lideri X: Po hiqe at’ dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbinë.
Lideri Y: Nuk asht veç pun’takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.
Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë, duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje.
Lideri Y: Ti kqyri punt’e tua se as luli s’më han për ty.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



