Dëshmitari që gjeti çiftin në makinë: Mendova se ishin në momente intime
Ka qenë roja i magazinës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë në Bubq të Krujës, që ka lajmëruar policinë se një grua dhe një burrë ishin të mbuluar nga gjaku brenda
Roja nuk e dinte se 51-vjecari Artan Ismalaja kishte qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecaren Klarita dhe më pas kishte tentuar vetëvrasjen.
“U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai, raporton News24.
“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen, janë të paqarta motivet që e shtynë burrin të vrasë gruan. Çifti mësohet se ishin prindër të dy fëmijëve, dhe jetonin në Tiranë prej vitesh, ku kishin edhe një biznes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



