E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmitari rrëfen tmerrin në Rinas: U tmerrova, ishte si një film!
Flash

Dëshmitari rrëfen tmerrin në Rinas: U tmerrova, ishte si një film!

Një qytetar që ndodhej pranë vendit ku një ditë më parë u regjistrua atentati i përgjakshëm, që përfundoi me vrasjen e Gilmando Danit dhe plagosjen e Muçi Sheqerit, ka treguar për Euronews tmerrin që përjetoi në ato çaste.

Ai ka përshkruar se në momentin kur autorët hapën zjarr mbi automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonin dy miqtë sapo kishin mbërritur nga Barcelona, nuk kishte asnjë prezencë policore në zonë.

“Dëgjova të shtënat dhe u tmerrova. Pashë kallashin dhe automjeti u ndal menjëherë. Një person u vra dhe tjetri u plagos. Ishte si të isha në film. Na largoi policia sapo arriti, por në atë çast nuk kishte asnjë efektiv aty,” rrëfen qytetari, duke përshkruar frikën dhe pasigurinë që ndjeu në një vend që teorikisht duhej të konsiderohej i sigurt.

Ngjarja ka tronditur publikun, duke nxjerrë në pah seriozitetin e situatës dhe nevojën për masa më të rrepta sigurie, sidomos në një zonë me qarkullim të lartë si hyrja e aeroportit të Rinasit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.