E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje HORROR nga dëshmia e Blerta Josifit për Anisën: Vdiq në mars të 2019-ës (Frekuentonin Kishën )
Publik News

Detaje HORROR nga dëshmia e Blerta Josifit për Anisën: Vdiq në mars të 2019-ës (Frekuentonin Kishën )

Zbardhet dëshmia tronditëse e Blerta Josifit, vajzës së vetme të mbijetuar nga familja, pas vetëflijimit të nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi në Kombinat, përkatësisht 56 dhe 30 vjeçe, me besimin për t’u ringjallur.

Sipas Blertës e cila ndodhet në spital, e motra ka ndërruar jetë në 29 mars 2019, sakaq edhe ekpertiza mjekoligjore nxorri se ajo kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe që nga ajo kohë është mbajtur në shtëpi nga nëna dhe e motra, të cilat e kanë lyer me vaj dhe e kanë mbështjellë me çarçaf.

Ndërkaq ajo tregon se Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, por përpara të linte ushqimin atë e pushtuan demonët dhe pësoi kriza nervore. Më pas, Blerta rrëfen se ajo së bashku me të ëmën nisin agjërimin dhe donin të kthenin në jetë Anisën.

“Anisa ka vdekur në 29 mars 2019. Mami vdiq në 2 korrik 2020. Në mars 2020 nisëm argjerimin, pinim ujë, donim të kthenim motrën në jetë. Bënim ato që lexonim në Bibël. Përpara se motra te linte ushqimin e pushtuan demonet dhe pësoi kriza nervore.

Frekuentonim Kishën Ungjillore, prej pesë vitesh nuk shkonim më. Motra ime Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Unë që 15 vjeçe kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait”, tha thënë Blerta.

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e Rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave, por hetimet vijojnë dhe ende nuk ka një verdikt përfundimtar se ku ishin të përfshira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.