E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga mbytja e 17 vjeçares pas xhiros me skaf në Velipojë, i riu që e shoqëronte rezulton i martuar në Angli
Publik News

Detaje nga mbytja e 17 vjeçares pas xhiros me skaf në Velipojë, i riu që e shoqëronte rezulton i martuar në Angli

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë  e ndodhur në Velipojë, ku u gjet e pajetë 17-vjeçarja Enisa Doda, pasi kishte dalë për një xhiro me skaf me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili më pas është arrestuar nga policia.

 

Indrit Bajraktari, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez, thotë abcnews.al.

Misteri i kësaj ngjarje tragjike po thellohet edhe më tej, pasi nga autopsia rezultoi se vajza kishte shenja dhune por ende është e paqartë se nga se janë shkaktuar.

Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ku më pas dhe gënjeu duke thënë se 17 vjeçaren e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Gjatë xhiros me skaf vajza nuk e kishte jelekun dhe nuk dinte të notonte. Bajraktari ka deklaruar në polici se vajza ka rrëshkitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.