Detaje nga plagosja me armë në Fresk
Detaje të reja janë mësuar lidhur me plagosjen me armë zjarri të 27-vjeçarit Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
Në momentin e plagosje i riu ishte brenda në automjet dhe ka marrë një plumb në bark.
Sipas informacioneve, autori i ngjarjes e qëlloi ndërsa ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.
Pas plagosjes, 27-vjeçari ka shkuar menjëherë në spital për trajtim, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



