Detaje të reja nga dosja e ‘spiunëve’ të Gramshit
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me dosjen e rusëve dhe ukrainasit që u arrestuan pas incidentit në Uzinën e Gramshit. Sipas grupit hetimor, hyrja e tyre nga pika të ndryshme kufitare është bërë për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve, ndërsa për qëllim kanë pasur mbledhjen e sa më shumë informacioneve për bazat ushtarake dhe objektet e rëndësisë së veçantë, mbi bazën e të cilave u ngrit edhe njëra nga akuzat nga Prokuroria e Elbasanitm, e cila vijon hetimet duke i cilësuar një pjesë të gjetjeve të tyre si sekret shtetëror.
Burime bëjnë me dije se tre të rinjtë, objektiv të rradhës pas Gramshit kishin për të vizituar Uzinën e Mjekësit, në Elbasan dhe disa objekte të tjera të rëndësisë së veçantë. Prokuroria e Elbasanit përveç Antiterrorit, SHISH, dhe inteligjencës ushtarake ka mbajtur kontakte dhe shkëmbyer informacione vazhdimisht me zyrën e antiterrorit në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Hetuesit i ka futur në dyshime 24 vjeçari Mikhail Zorin që ka qenë më i hapur ndaj pyetjeve, duke mbajtur edhe përgjegjësinë më të madhe, pasi mendohet të jetë edhe kryesori i grupit që po përpiqet të shpëtojë dy të tjerët. Është pikërisht ky shtetas që edhe është përplasur me ushtarakët në Gramsh, dhe së paku nuk do ti shpëtonte procedimit për shkak të dhunës dhe mosbindjes ndaj urdhërit të tyre. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në Shqipëri nga Rinasi dhe ka pronotuar një hotel në Tiranë, ku ka qëndruar vetëm. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov është futur nga Porti i Durrësit me makinën “Chevrolet”, si “turist”, duke fotografuar nga kënde tëbndryshme pothuajse të gjithë Portin e Durrësit.
Ka kaluar 24 orë në një hotel në Durrës më pas ka mbërritur në Tiranë. Mikhail Zorin, i kamufluar si i apasionuar pas eksplorimit dhe udhtimeve me biçikletë, është futur nga Murriqani. Pasi ka mbërritur në Tiranës, ai ka shkuar drejt Bovillës, ku i ka bërë foto edhe digës së liqenit. Pas kësaj janë bashkuat dhe nisur drejt Korçës oër të vijuar në Gramsh dhe rrugës kanë ndaluar në HEC-in e Moglicës, ku qëndrojnë një natë në qytet dhe gjithë paraditen, ndërsa pasdite i drejtohen uzinës së Çekinit, aty ku edhe merr fund “eksplorimi” i tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



