E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga ngjarja në  Lezhê: Kë po kërkonin personat e armatosur
Lajme

Detaje të reja nga ngjarja në Lezhê: Kë po kërkonin personat e armatosur

Një video ku shihen tre persona të maskuar dhe të armatosur duke hyrë në ambientet e një lokali bilardo në Lezhë dhe duke kërcënuar katër personat që ishin në një tavolinë tashmë është bërë virale.

Siç duket edhe në pamjet filmike tre personat pasi shohin identitetin  të rinjëve që janë në lokal, personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen.

Publik.live mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejmen një javë më parë, ndërkohë për këtë nuk ka ende asnjë denoncim në policinë e Lezhës.

Agresorët e maskuar dhe të armatosur pasi kanë bërë verifikimin e personave janë larguar, duke lënë të kuptohet se qëllimi i tyre nuk ishte grabitja.

 Personat e armatosur po kërkonin një person që sapo ishte kthyer nga Italia.

Nuk përjashtohet mundësia që ky operacion i paligjshëm lidhet me ngjarjet e fundit kriminale, si vrasja e Xhelal Reçit në Kurbin apo Erigers Mihasit në Tiranë.

Dyshimet janë se agresorët po kërkojnë ndonjë prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.