Detaje të reja nga tritoli në makinën në Vlorë: Ishte vendosur në magnet të fortë
Një makine në Vlorë mbrëmjen e djeshme i është vendosur tritol.
Bëhet me dije se sasia e lëndës plasëse rreth 600 gram është konstatuar nga pronari i mjetit S.Binaj.
Binaj ka parë një pako të dyshimtë dhe ka telefonuar menjëherë policinë. Forcat Xheniere nga Tirana bërë shpërthimin e komanduar të pakos së dyshimtë që u gjend në makinë.
Sipas policisë, makina përdorej nga gruaja dhe fëmijët, çka ka shtyrë autorët që të mos e aktivizojnë tritolin.
Lënda plasëse ishte i vendosur me magnet të fortë që mos binte nga pesha dhe dyshohet të jetë vendosur disa ditë më parë.
Lënda e vendosur në pjesën e pasme të makinës ka qenë bashkë me një aparat celular.
Pronari i makinës prej dy vitesh jeton ne Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë shtetit. Nuk dihet ende arsyeja e këtij akti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



