E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet, aksidenti tragjik në Durrës, vdes vjehrra dhe nusja, 8 vjeçari në spital
Lajme

Detajet, aksidenti tragjik në Durrës, vdes vjehrra dhe nusja, 8 vjeçari në spital

Gjatë ditës së sotme një aksident tragjik tronditi Durrësin. Sipas policisë drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur këmbësorët që po prisnin në stacion. Mësohet se nga aksidenti tragjik kanë mbetur të vdekur 2 shtetas një grua 69 vjeçe dhe një 34 vjeçare. Ndërkohë policia zbulon se një fëmijë 8 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit.

“Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve . Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.