E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Devoll/ 62-vjeçari  i shkoi në shtëpi të moshuarit dhe e goditi me sëpatë
Lajme

Devoll/ 62-vjeçari i shkoi në shtëpi të moshuarit dhe e goditi me sëpatë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tentativën e vrasjes të ndodhur ditën e djeshme në Devoll. Mësohet se një lojë me letra është bërë shkak për sherrin mes dy të moshuarve, njëri 62-vjeç dhe tjetri 73-vjeç.

Sipas dëshmisë së pronarit të lokalit ku ka nisur sherri, 62-vjeçari Vasil Babinis dhe 73-vjeçari Vasil Begolli ishin duke luajtur me letra kur kanë nisur të debatonin me njëri tjetrin.

Sipas Ervis Begollit, dy të moshuarit pavarësisht ndërhyrjes së personave të tjerë kanë vijuar debatin duke goditur e shtyrë njëri-tjetrin. Por sikur të mos mjaftonte kjo, konflikti ka vijuar në shtëpinë e 73-vjeçarit i cili është goditur me sëpatë në kokë nga 62-vjeçari

Kemi ndërhyrë fillimisht për t’i qetësuar dhe të dy kanë vijuar lojën. Pas 30 minutash filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur.

Kujtojmë se 62-vjeçari është arrestuar ndërkohë që 73-vjeçari është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.