E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dezinformim në masë/ Çfarë po ndodh me ndërkombetarët, për “luftën” Kosovë Serbi
Bota

Dezinformim në masë/ Çfarë po ndodh me ndërkombetarët, për “luftën” Kosovë Serbi

Portali në gjuhën shqipe “promakale.com”, i cili është përfshirë në të kaluarën në shpërndarjen e lajmeve të dyshimta, ka publikuar një lajm të datës 26 qershor që në fakt është i vitit 2022. Ky lajm, i titulluar “ISH-USHTARAKU ITALIAN: VUÇIQ U PARALAJMËRUA MBRËMË, NËSE SULMON KOSOVËN, AEROPLANËT LUFTARAKË TË NATO-S DO TË REAGOJNË BRENDA PAK ORËSH”, u publikua si i aktual, duke lënë përshtypjen se ishte një zhvillim i ri.

Verifikimi i lajmit nga publiktv.live zbuloi se ky lajm kishte të bënte me një ngjarje të ndodhur më 1 gusht 2022, kur Thomas Theiner, ish-anëtar i ushtrisë italiane, kishte paralajmëruar përmes Twitterit reagimin e NATO-s nëse Serbia do të sulmonte Kosovën. Lajmi origjinal lidhej me një vendim të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Një faqe e Facebookut me emrin “Post Lajme”, e cila ka mbi 16 mijë ndjekës, gjithashtu e publikoi lajmin e njëjtë më 26 qershor, duke e paraqitur si aktual. Praktika e rishikimit të lajmeve të vjetra si të reja është një formë e dezinformacionit, e cila mund të çojë në keqkuptim dhe konfuzion te lexuesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.