Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas, zbardhen detajet
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc, në Malishevë. Viktimat dyshohet të jenë vëllezër, ndërsa i dyshuari, i cili është në arrati, është dhëndër i tyre.
Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, dhe janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet të ketë motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
Rrëfimi i ngjarjes
Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.
Si pasojë e të shtënave, të dy kanë ndërruar jetë: njëri në vendngjarje dhe tjetri rrugës për në spital.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë kontribuar në eskalimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale.
Veprimet e Policisë
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim.
I dyshuari është në kërkim, dhe po zhvillohen veprime operative të shpejta për kapjen e tij. Hetimet janë në vazhdim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



