E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhërmi/ Zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme
Lajme

Dhërmi/ Zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Dhërmiut.

Flakët kanë rënë në një biznes dhe më pas janë zgjeruar, duke marrë flakë edhe pylli pranë.

Mësohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e madhe pylli.

Si pasojë e flakëve rrezikohet një biznes e dy banesa, ndërsa zgjerimi i tij mund të rrezikojë dhe Llogaranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.

Por po kërkohet ndihmë edhe nga rrethet e tjera. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.