E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi”/ Meta: Asnjë amnisti për…
Politikë

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi”/ Meta: Asnjë amnisti për…

Në ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj grave dhe vajzave, Presidenti Ilir Meta shprehet se, dhuna ndaj tyre nuk është burrëri por dobësi.

 

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore ‘Ta ngjyrosim botën portokalli’ duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës”, shprehet kreu i shtetit përmes një statusi në Facebook.

 

“Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, shtoi Presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.