Dhuna ndaj prokurorit të Vlorës, Unioni: Tendencë për sulme kolektive
Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj prokurorit të Vloës, Kledian Llaha reagoi edhe Unioni i Prokurorëve shqiptarë.
UPRSH ka kërkuar mbështetjen e Prokurorit te Pergjithshem Arta Marku për të reaguar në mbrojtje të integritetit fizik të cdo prokurori qe ushtron detyren ne Republiken e Shqiperise.
“Kërkojmë me force nga shteti shqiptar, te mbaje qendrim ndaj dhunes fizike te ushtruar kunder prokurorit ne Prokurorine prane Gjykates se shkalles se pare Vlore. UPRSH pershendet reagimin e policise se shtetit per arrestimin e autorit te sulmit fizik ne zyrat e prokurorise shqiptare dhe beson se mbrojtja e prokuroreve eshte detyre e shtetit si nje obligim per prokuroret qe jane cdo dite ne mbrojtje te ligjit dhe interesave te qytetareve. UPRSH me keqardhje konstaton se kohet e fundit vihet re nje tendence per sulm kolektiv ndaj trupes se prokuroreve. Prokuroret qe jane ne detyre jane perfaqesues te shtetit dhe shteti ka detyrimin per mbrojtjen e integritetit te tyre fizik si dhe per nje trajtim me dinjitet”, thuhet në reagim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



