E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna në Shkup/ 25 protestues dhe 7 policë të plagosur, lideri i “Maqedonisë së vetme” me flamurin rus
Bota

Dhuna në Shkup/ 25 protestues dhe 7 policë të plagosur, lideri i “Maqedonisë së vetme” me flamurin rus

Shtatë pjesëtarë të policisë janë lënduar në protestën e dhunshme që u mbajt mbrëmë para Kuvendit të Maqedonisë, bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Sipas komunikatës të lëshuar për mediat, policia ka arrestuar 25 protestues të dhunshëm. “Gjatë protestës së mbajtur mbrëmë para Kuvendit, një pjesë e demonstruesve kanë përdorur mjete spërkatëse dhe me dhunë kanë rrëzuar barrikadat policore, duke tentuar me dhunë për të hyrë në Kuvend. Me qëllim të mos eskalimit të situatës, policia ka përdorur gaz lotësjellës në përputhje me procedurat dhe rregullat e saj për mbrojtje dhe siguri”, informoi MPB, transmeton INA.

Nga kjo ministri u theksua se respektojnë të drejtën e protestës së qetë, por nuk do të lejohet përdorimi i dhunës si dhe prishja e rendit dhe qetësisë.

Protestat e thirrura përmes rrjeteve sociale shpërthyen me dhunë në Shkup gjatë orëve të mbrëmjes, pasi që dje u firmos marrëveshja për emrin në Psarades të Greqisë.

Para Parlamentit kishte rreth 2.000 protestues mes tyre kishte edhe persona me maska.

Ajo që u vu re nga protestuesit e dhunshëm ishte se ato janë pro Rusisë dhe kundër BE e kundër NATO-së, dhe këtë e dëshmon pamjet nga protesta para Kuvendit.

Lideri i “Maqedonisë së vetme”, Jançe Vançev me flamurin e Rusisë ka hipur mbi automjetin e policisë dhe ka valëvitur flamurin rus, si duket ne kete video.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.