Dhuna si pasqyrë e qeverisjes: Ciniku që flet për moralin
Landi Çela
Për vrasjen e Martinit që ka tronditur çdo qytetar me pak ndërgjegje është më e pakta poshëruese që të flasë pikërisht Edi Rama. Njeriu që e ka kthyer Shqipërinë në një narkodiktaturë të paparë në Europë, guxon të akuzojë opozitën dhe mediat si fajtorët kryesorë për “gjuhën e dhunës” dhe për realitetin e mjerë që ka krijuar vetë.
Rama, mjeshtër i manipulimit dhe i lojës së fajësimit, e gjeti sërish “armikun” në lotët e shoqërisë që u trondit për Martinin 14-vjeçar. Ai nuk sheh përgjegjësi te politika e tij e falimentuar, te mungesa totale e shtetit të së drejtës apo te lidhjet e tij të ngushta me krimin.
Përkundrazi, përpiqet ta mbulojë katastrofën duke shpërndarë fajin: opozita qenka krokodili që loton, parlamenti qenka “shkollë dhune,” dhe mediat qenkan “shpërndarës të papërgjegjshëm të gjuhës së urrejtjes.”
Një kryeministër që e ka humbur itinerarin
Nëse vërtet Edi Rama do të kërkonte burimin e dhunës në Shqipëri, nuk ka nevojë të shkojë larg. Mjafton të marrë një pasqyrë dhe të shohë fytyrën e tij. Ky është njeriu që:
•E mbushi parlamentin me vrasës, përdhunues dhe trafikantë, duke i bërë pjesë të politikës dhe vendimmarrjes.
•U mbështet tek bandat për të ardhur dhe për të qëndruar në pushtet, duke krijuar një shtet që qeveriset për bandat dhe nga bandat.
•Transformoi Shqipërinë në një narkoshtet, ku trafiku i drogës dhe kriminaliteti janë kthyer në normë.
Fjalët e tij për “mbrojtjen e fëmijëve” dhe “moralin shoqëror” janë një ofendim për çdo shqiptar që jeton realitetin e këtij vendi. Si mund të flasë për mbrojtjen e fëmijëve një kryeministër që nuk ka siguruar shkolla të sigurta, që i ka lënë të rinjtë pa perspektivë dhe që toleron dhunën e përhapur në çdo nivel të shoqërisë?
Kush mban përgjegjësi?
Opozita ka faj që ju qeverisni me mediat e blera. Faji është te ky model i qeverisjes që ka shkatërruar çdo strukturë morale dhe shtetërore. Është te një kryeministër që, në vend se të pranojë dështimin, mundohet të shmangë përgjegjësinë duke sulmuar të tjerët.
Shoqëria shqiptare është e traumatizuar nga dhuna, krimi dhe mungesa e drejtësisë. Por në vend që të dëgjojë retorikën e Ramës, ajo duhet të kërkojë ndryshim. Dhuna nuk do të ndalet derisa ky sistem i kalbur, i ndërtuar nga kriminelë për kriminelë, të zhbëhet plotësisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



