Dhunimi i Petraq Milos në Mal të Zi, Jorida Tabaku: Akt i rëndë, nuk kemi dëgjuar asnjë reagim nga qeveria
Deputetja e Partisë Demokratike Tabaku ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të politikanit dhe pedagogut shqiptar Petraq Milo në pikën kufitare Sukubinë – Murriqan.

Ajo u shpreh gjatë fjalës së saj në Kuvend se ky është një akt shumë i rëndë dhe dënoi heshtjen e qeverisë në lidhje me këtë rast.

“Një akt shumë i rëndë për të cilin nuk kam dëgjuar asnjë përfaqësues shteti të flasë. Qeveria do të shkojë në ekskursionin e radhës në Mal të Zi.
Nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasë për të drejtat e qytetarëve që trajtohen keq. Kur shteti im dhe shteti juaj nuk e ngre zërin për të mbrojtur këto të drejta bazë, atëherë çfarë kërkojmë ne. Këto janë gjërat bazë”, deklaroi Tabaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



