E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunimi i qytetares në Divjakë/ Reagon sërish Meta: Ngjarja mund të ishte parandaluar
Publik News

Dhunimi i qytetares në Divjakë/ Reagon sërish Meta: Ngjarja mund të ishte parandaluar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë, ky qytetarja Elsa Bita denoncoi për dhunë shefin e Komisariatit, i cili sipas saj e ka sulmuar pasi ajo po filmonte një aktivitet të PS.

Kreu i shtetit thotë se ngjarja e rëndë mund të ishte parandaluar. Sipas faqes Krimizgjedhor.com  shefi i Komisariatit në Divjakë ishte kallëzuar 4 herë rresht gjatë këtij muaji nga Dega e PD Divjakë.

Mesazhi i plotë

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.