Dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë
Një 70-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Divjakës, pas denoncimit për dhunë në familje nga i biri dhe zbulimit të një sasie të madhe municioni në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, ku pas kallëzimit të një 33-vjeçari, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e autorit.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, shtetasit M. M., u gjetën dhe sekuestruan një granatë dore, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të gjitha pa leje.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” si dhe “dhunë në familje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



