Diaspora nuk dorëzohet, njoftohet rikthimi i madh më 4 korrik
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon të jetë e ndezur dhe e lartë në pjesëmarrje, duke dëshmuar vazhdimësinë e mobilizimit qytetar në kryeqytet. Para godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit u mblodhën për të artikuluar kërkesat e tyre, ndërsa një prej protestuesve bëri të ditur se më 4 korrik diaspora shqiptare pritet t’i bashkohet sërish tubimit në mbështetje të kësaj lëvizjeje.
Sipas njoftimit të bërë gjatë protestës, pas mesazheve të shumta nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, është vendosur që ata të rikthehen në Tiranë për të marrë pjesë në protestë dhe për të mbështetur realizimin e kërkesave të saj.
“Më 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu”, u shpreh një prej protestuesve para të pranishmëve.
Kujtojmë se edhe më 20 qershor, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nga diaspora iu bashkuan protestës në kryeqytet, ndërsa 4 korriku është shpallur si momenti i radhës i mobilizimit të tyre.
Pas fjalimeve, protesta vijoi me marshimin në rrugët e Tiranës, ku qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe realizimin e kërkesave të shpallura nga lëvizja qytetare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



