E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dibër,policia zbulon me dron 4 burra të një fisi duke ruajtur kanabisin
Publik News

Dibër,policia zbulon me dron 4 burra të një fisi duke ruajtur kanabisin

Policia e Dibrës ka arrestuar katër persona për kultivim të bimëve narkotike. Pas informacioneve nga burime të saj se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj-Reç, disa persona kishin kultivuar bimë narkotike, Policia ushtroi kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Bujar Tanushi, 35 vjeç;
Edmond Tanushi, 37 vjeç;
Rrahman Tanushi, 27 vjeç;
Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.