E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dijonis Biba arrestohet për bastin 10 mijë euro? Zbardhet e vërteta
Showbiz

Dijonis Biba arrestohet për bastin 10 mijë euro? Zbardhet e vërteta

Pas publikimit të një bilete basti me vlerë 10 mijë euro për ndeshjen Serbi–Shqipëri, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin lajme se Dijonis Biba ishte arrestuar në lidhje me këtë rast. Por vetë ai ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke mohuar çdo lidhje me bastin dhe duke hedhur poshtë lajmet për arrestimin e tij.

Në një postim në InstaStory, Biba shkroi:

“Në asnjë moment nuk kam thënë që e kam vendosur unë. Pse hapni panik kot?”

Në një reagim të dytë, ai iu drejtua portaleve me një ton më ironik:

“O portale, si kalut, a jeni mirë? A ka mundësi mos me hap panik kot e më kot, se s’jam arrestu hiq. Sa i përket biletës, unë kom thonë ‘kush e ka vu këtë biletë’, nuk kom thonë që e kam vendos unë. Mos i keqinterpretoni gjanat kot.”

Me këtë sqarim publik, Biba ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lidhje me bastin e publikuar dhe se lajmet për arrestimin e tij janë tërësisht të pavërteta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.