E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dikur e padiste se kishte shitur detin, sot Rama e emëron ambasador Ferit Hoxhën
Lajme

Dikur e padiste se kishte shitur detin, sot Rama e emëron ambasador Ferit Hoxhën

Me propozim të qeverisë Rama, është emëruar ambasador i Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxha.

Hoxha nuk është i panjohur, pasi kjo qeveri e ka paditur atë më parë për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë të vitit 2009, të shpallur si antikushtetuese nga Gjykata përkatëse.

Mesa duket ky ‘incident’ është fshirë nga memoria e qeverisë dhe Hoxhës i është besuar kjo detyrë e rëndësishme. Theksuar nga fakti se qeveria Rama nga ana e saj po akuzohet për një tjetër marrëveshje abuzive me Greqinë për detin.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me propozim të kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar dje emërimin e Ferit Hoxhës ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Dekretetimet e tjera të sotme të Metës në diplomacinë shqiptare:

Presidenti dekretuar lirimin nga detyra të Venera Domit, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Gjithashtu është dekretuar emërimi i Ravesa Lleshit, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.

Si dhe është dekretuar lirimi nga detyra i Filloreta Kodrës, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.