E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dikur kishte  edhe me universitet, tani lokalet ngelin pa kamarierë
Publik News

Dikur kishte edhe me universitet, tani lokalet ngelin pa kamarierë

Të rinjtë ikin jashtë për paga më të mira

Si shumë vende të botës, edhe Shqipëria po përballet me mungesë stafi në sektorin e shërbimeve. Për shkak të rrogave të ulëta dhe emigrimit të të rinjve, lokalet janë më të prekurit nga mungesa e fuqisë punëtore.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave konfirmojnë këtë problematikë. Sipas tyre mungesa fuqisë punëtore vendase, sipas Dervishit, lidhet me një varg arsyesh, nga pagat e ulëta e deri te largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Ky vit që kaloi la gjurmë për shkak të mungesës së stafeve. Mjaft hotele të mëdhenj, resorte kanë marrë stafe nga jashtë. Edhe ky vit kërkon një mobilizim. Ne si biznese private, por edhe qeveria duhet të gjejmë modalitete për ta parandaluar këtë fluks ikjesh të të rinjve, kryesisht të specialistëve të kulinarisë duke filluar nga kuzhinierët deri te sanitaret.

Që kjo problematikë të marrë fund dhe bizneset të shpëtohen nga falimentimi, ata thonë se qeveria duhet të ndërhyjë sa më parë të jetë e mundur.

Gjithë këto institucione duhet të jenë bashkë për të gjetur një model, edhe për tu rritur pagat sigurisht, por edhe jashtë sezonit qeveria duhet të mendojë bashkë me grupet e interesit për të gjetur një mënyrë për të ndihmuar këto biznese duke u paguar siguracionet këtyre stafeve.

Nëse kjo situatë vazhdon kështu ata thonë se do të ketë rritje çmimesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.