DINAMIKA/Negociatat për ndërprerjen luftës, Kievi kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ministri Lavrov mori vendimin për shkak të ndalimit të udhëtimit të avionëve rus në hapësirës ajrore të Bashkimit Europian.
Raportohet se avioni i Lavrov nuk mund të kalojë nëpër hapësirën ajrore që BE-ja e ka mbyllur për linjat ajrore ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.
14:47: Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete
Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për 36 vende.
Sipas agjencisë, vendimi është marrë në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga shtetet evropiane për transportuesit ose fluturimet nga Rusia.
13:00: Dalin fotot nga bisedimet Rusi-Ukrainë
Ky është momenti kur delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi me një helikopter ushtarak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



