Disa zona në vend pa energji elektrike, era dhe rrëzimi i pemëve dëmtuan rrjetin
Moti i keq i cili preku vendin mbrëmjen e djeshme, ka dëmtuar edhe disa linja tensioni të mesëm, duke bërë që energjia elektrike të mungojë në disa zona në vend.
Sipas OSHEE janë prekur nga defektet Burreli, Shkodra, Kruja dhe Lezha.
Brigadat e terrenit të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).
Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.
Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.
Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




