E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e 47-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Lajme

Dita e 47-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët pritet të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre që ka hyrë në ditën e 47-të. Tubimi është kthyer tashmë në një nga lëvizjet më të gjata dhe më të qëndrueshme të muajve të fundit, me një kërkesë të qartë: largimin e kryeministrit Edi Rama.

E nisur fillimisht si një reagim kundër projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, kjo lëvizje qytetare është zgjeruar ndjeshëm në përmbajtje dhe qëllim. Sot, ajo përfaqëson një revoltë më të gjerë ndaj korrupsionit, mënyrës së qeverisjes dhe vendimmarrjeve që, sipas protestuesve, dëmtojnë interesin publik.

Gjatë tubimeve përpara selisë së qeverisë, qytetarët marrin fjalën për të ndarë shqetësimet dhe përvojat e tyre, duke ngritur zërin për çështje që prekin përditshmërinë e tyre. Mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: protesta do të vijojë pa ndërprerje deri në momentin kur kryeministri të japë dorëheqjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.