E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DITA E DYTË E LIRISË
Publik News

DITA E DYTË E LIRISË

Që nga dje Komiteti Teknik na lejon të dalim gojëzbathur në rrugë.

○ Respekt për ata me maska sot që besojnë se maska të mbron nga covid! Si çdo besim tjetër edhe këtë thjesht e respektoj, pa e diskutuar…Po aq respekt edhe për gjithë ata që nuk besuan ndonjëherë se maska mbron dhe nuk e mbajtën kurrë.

○ Gallatë ata që akoma s’e kanë marrë vesh lajmin ( ose e kanë marrë vesh por e duan po me urdhër nga Komiteti në TV ) dhe i mbajnë maskat nga budallallëku, injoranca e frika

○ Pështymë syve atyre që sot bridhnin me maskë ndënë mjekërr! Këtyre thjesht u është bërë ves. Këta janë kontingjenti i preferuar i çdo rregjimi. U jep urdhër, i ve në rresht e s’ke nevojë të merresh me ta se u bëhet zakon dhe i zbatojnë me zell edhe kur urdhëri ka humbur fuqinë.

○ Mallkim për ata që s’e besuan kurrë maskën por e vunë se urdhëroi qeveria dhe e hoqën se urdhëroi qeveria! Ky pellg muti është plehu ku lulëzon diktatura. Këta janë “dy mendimi” për të cilin flet Orwell tek libri “1984”. Këta tjetër mendojnë e tjetër thonë e bëjnë. Janë baza e shtypjes së regjimit ndaj masës.

○ Mëshirë për ata që i vunë dhe i hoqën maskat kur tha qeveria, pa e vrarë mendjen se PËRSE? Kjo kënetë tjetër muti e ka të fikur mendimin, sidomos atë kritik, dhe ia ka dorëzuar PUSHTETIT dhe MEDIAVE. Po e tha qeveria – e tha Perëndia! Sidomos po doli në televizor. Ky është guri i rëndë në qafën e shoqërisë sonë që na zhyt qorraz në gjolet e thella me mut të politikës shqiptare dhe gjeopolitikës për shqiptarët.

TANI
Po pate patur nerva ta lexoshë deri në fund, ke edhe një ushtrim të vogël:

Nga kjo që kam shkruar unë, gjeje si dalin votimet e 13 qershorit në PD, ato për pushtetin vendor në 2023 dhe ato politiket në 2025.

P.S: Në foto, maskë e fotografuar nga unë tani në Sheshin Skënderbej

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.