E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Divjakë/Arrestohet 63-vjeçari, qëlloi me automatik në drejtim të banesës së krushkut
Lajme

Divjakë/Arrestohet 63-vjeçari, qëlloi me automatik në drejtim të banesës së krushkut

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me automatik në drejtim të banesës së krushkut në fshatin Karavasta e Re të Divjakës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme familjare të 63-vjeçarit me vjehrrin e djalit të tij.

Ai ka marrë automatikun dhe ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit duke kanosur atë e familjarët.

Pas kontrollit të banesës së 63-vjeçarit me iniciale P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.