E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit, autorë të ngjarjes së përgjakshme në Fier…
Lajme

Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit, autorë të ngjarjes së përgjakshme në Fier…

Publikohen detaje të reja, tronditëse nga ngjarja me 5 të plagosur në Fier.

Sipas një qytetari, në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një i afërm i tyre.

“Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojnë qytetarë dhe përgjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon çdo gjë. Dëshmitë janë flagrante”, shkruan Berisha.

Ja denoncimi i qytetarit:

Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.

Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.

Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.
Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.

Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.