E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Djali ka nevojë për mua!”/ Edhe pse ai e dhunonte, 62-vjeçarja në Astir sakrifikoi jetën për të birin
Lajme

“Djali ka nevojë për mua!”/ Edhe pse ai e dhunonte, 62-vjeçarja në Astir sakrifikoi jetën për të birin

Në derën e familjes Osmënaj, policia kishte shkuar disa herë. Shkak i vizitës së bluve ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati,pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjeçare Hava Osmënaj.

Kjo e fundit mbeti viktimë e tragjedisë së mëngjesit të djeshëm. Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.

Viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kishte pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ishte ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Përvec banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e të shtunës rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në caste paniku, u hodhën nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.