DJEGIA E MANDATEVE, BERISHA: U KAM THËNË DEPUTETËVE SE NDËRKOMBËTARËT KURRË NUK DO TË NA MBËSHTESNIN
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme në Ora Neës se në PD e dinin që ndërkombëtarët nuk do ti mbështesnin në vendimin e tyre për djegien e mandateve.
Berisha ka shtuar se u kishte thënë dhe deputetëve të PD se ndrkombëtarët nuk do ta zyrtarizonin kurrë vendimin, por mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të tyre.
‘Nuk duhet të mendojmë se do të na mbështesin kurrë me këtë vendim që kemi marrë. Ne me këtë vendim u qartësojmë ndërkombëtarëve se dialogu me ta është konstant. Zyrtarisht ndërkombëtarët nuk e mioratojnë vendimin tonë. Mediat botërore i kanë dhënë mbështetje historike opozite. Ato e kanë quajtur stina e opozitës dhe farsa ndërkombëtare’, ka thënë ish-kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



